“Albin Kurti s’beson në zot, asnjë kërkesë s’ua plotësoi myslimanëve”, deputetja e AAK-së bën bujë me deklaratën
Një deklaratë e deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka marrë hov në rrjete sociale.Një pjesë gjatë një interviste, ku ajo thotë se Kurti është ateist dhe se nuk ka plotësuar nevojat e besimtarëve myslimanë, është prerë dhe publikuar.Videoja ka nxitur komente të shumta nga qytetarët përdorues të rrjeteve sociale.“Albin Kurti është ateist dhe nuk beson në Zot. Ai ka marrë votat e të gjithë besimtarëve muslimanë dhe asnjë kërkesë më të vogël elementare nuk ua ka realizuar”, ka thënë deputetja.