Albin Kurti sot zyrtarisht merr detyrën e kryeministrit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij te kryeministri i ri Albin Kurti.Kështu bëri të ditur vet Hoti në një konferencë që mbajti mbrëmë.“Nesër (sot) do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces’, tha Kurti.“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA’së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Hoti.“Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.“Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi Hoti.‘LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jon në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyr punën e qeverisë”, tha Hoti.