Albin, mos na dërgoi drejt fatkeqësive kombëtare se ende në trup i kemi plumbat e luftës-Shkruan; L. Duraj veteran i UÇK-së

0

                             Albin, se e ke nisur qeverisjen me shantazh  ndaj opozitës kur pushteti me pazare e shitblerje të deputetëve, përfshirë elementë nga Lista Serbe me rastin e zgjedhjes së Presidentes na ke bërë të na vije  keq  ne si veteranët e luftës që ende  në trup i kemi plumbat e luftës  të  mos  pajtohemi  me  ty.  Me këtë farë stili të modelit bullgar  për të  konfiskuar  pasurinë e  pa ligjshme. Këtë duhet ta  iniciojnë e  zhvillojë sistemi i drejtësisë e jo  ministrat e tu që   ende  kanë  padi që e kanë djegur  Parlamentin e tash nga ai Parlament  të  kërkojnë  edhe  këtë drejtësi. Shumë veteranë të luftës   nuk arrijë ose heqin të zitë e ullirit për të paguar harxhimet e  energjisë  e ti  nuk harrove e as nuk të erdhi keq   që nga buxheti i Kosovës  të paguan  për serbët energjinë elektrike . Besojë ende  e dinë sepse  në ëndërr nga sonte  do të shtiret  ‘’gërvallja{{  juaj  sa ishit opozitë  e tani me  Vuçiçin  do të  takohesh  E për të ndodhë e keqja edhe më madhe  po bënë edhe, ekipe për  dialog me emra të dialogut të mëhershëm siç duket janë përfshirë aty. Herën  tjetër  do të rendisë 77 kërkesat  që  duhet ti kemi në  veteranët, e për të cilët duhet të  japësh përgjigje sepse  ende  plumbat në trupin tonë  po  kërkojnë shërim, por kërkojnë rehabilitim,Por  rrugën që nise  e tani  për kaq  pak kohë   me xhipa e  të zi e truprojat si në diktaturë  keq po na  tendosin nervat tona. Po bënë  të kundërtën  e  asaj që  i pate premtuar këtij populli, Mos   e mashtro këtë popull se  dije , do të  gjykojë  historia. Po sa  shumë i ke vu hi syve, e sa shpejt po vepron të kundërtën , kjo është  për një studim shkencor që’’ kaçiku’’ ynë  se kupton ndoshta, por  ‘’ kaçiku’’ ynë e solli këtë liri që  nuk lejojmë askush ta abuzojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *