Albion Morina nga Lipoveci i Hasit,ishte djaloshi qe mbet i vdekur dje ne autostradë
Prof. Dr . Besim Muhadri, tregon se kush ishte viktima e djeshme në autostradën ‘’Ibrahim Rugova ‘’. Ai me këtë rast shkruan;
‘’Pse bre Albi na ike?!!
Vdekja jote tragjike, na këputi shpirtin!
Rritja jote kaq e shpejt, sadopak po i mbulonte plagët e dhimbjeve për ikjet e hershme të babit dhe mamit, që të lanë fare të vogël. Ti po rriteshe me shpejtësi për t’i gëzuar dy motrat që të rritën dhe gjyshen ( nënën e nënës)që po ashtu të rriti.
Po ti tash na i hape plagët edhe më të mëdha.
Dhimbja qenka edhe më madhe, sidomos kur lajmin e papritur e merr nga mijëra kilometra larg atdheut.
Jeta qenka shumë e padrejtë.
Pusho i qetë, Albion!
Do të të kujtojmë përjetë!
(Albion Morinën nga Lipoveci i Hasit, i cili në moshën 18 vjeçe, vdiq sot në një aksident në Autostradën “I. Rugova”, e kisha djalë të mbesës e cila pati vdekur 6 vite më herët, kurse bashkëshorti i saj dy vite më herët se ajo, duke lënë jetimë tre fëmijët)…’’/qendrapress.com/