Aleanca Kosovare e Biznesit , Zyra ne Prizren, dje mbajti Kuvendin e tete zgjedhor.
Aleanca Kosovare e Biznesit , Zyra ne Prizren, dje në lokalet e SHKA ‘’Agimi’’ mbajti Kuvendin e tetë zgjedhor. Me këtë rast , Liman Asllani, koordinator i Zyrës se AKB ne Prizren tha se AKB përkundër veshtërsive të krijuara këto dy vitde të fundit, e vazhdoi në kontinuitet aktivitetin e vet në funkcion të komunitetit të Biznesit. Ndërkaq, Agim Shahini Kryetar i AKB-se ne fjalën e vet përshëndetëse tha se këtë vit Aleanca festoi 20 Vjetorin e themelimit dhe punës së pandërprerë në mbrojtjen dhe fuqizimin e Biznesit Kosovar. Kuvendi VII zgjedhor me këtë rast zgjodhi organet e veta si dhe përfaqësuesit nga Regjioni që do të marrin pjesë në Kuvendin e gjashtë zgjedhor ne nivel qendror. Në këtë kuvend morën pjesë edhe shumë përfaqësues të AKB-së dhe mysafir të ishte dhe kryetari I Odës së Prizrenit Afrim Tejeci si dhe mysafirë të shumë nga shoqata tjera.