Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të këtij viti

Në mjediset e hotel ‘’Theranda ‘’ mbrëmë është mbajtur mbledhje solemne ku është zyrtarizuar kandidatura e Besnik Krasniqit kandidatë për kryetar të komunë së Prizrenit nga AAK-ja. Fillimisht këtë e ka paraqitur zyrtari i lartë i degës së AAK-së në Prizren Edmond Hoxha i cili ka folur për figurën e këtij kandidati . Jam jashtëzakonisht krenar që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i ofron qytetit tonë një kandidat të jashtëzakonshëm – një lider me përvojë, vizion dhe përkushtim të palëkundur ndaj Prizrenit dhe qytetarëve të tij tha Hoxha Për kandidatin Besnik Krasniqi pastaj kanë folur edhe Bali Muharremi kryetar aktual i Therandës si dhe Smajl Latifi kryetar aktual i komunës së Rahovecit, të cilët kanë folur për veprimtarinë dhe vizionin e Besnikut.
Kurse edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj me këtë rast ka folur për figurën e kandidatit Besnik Krasniqi’’“Besniku është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka theksuar se Prizreni ka nevojë për një udhëheqje të re, me vizion dhe përgjegjësi, duke shtuar se Krasniqi përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e këtij qyteti.
Derisa mbrëmë kësaj dege iu bashkëngjiten edhe Zonja Nazife Kokollari, Asambliste e komunës së Prizrenit që deri dje ishte në LVV. Bajram Gashi, veprimtar, ish i burgosur politik. Agron Telaku, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare .Agim Leka, veprimtar dhe luftëtar .Suada Hallaqi, biznesmene, aktiviste e të drejtave të gruas dhe e avancimit të pozitës së saj në shoqëri. Së fundi ka falënderuar kandidati Besnik Krasniqi duke premtuar se do të jetë edhe më i përkushtuar në angazhim Sot, është në një ditë të veçantë dhe me përgjegjësi e madhe, në praninë e Kryetarit Ramush Haradinaj, mora besimin e Këshillit Drejtues si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit. Ky është një moment i veçantë për mua, por edhe një hap i rëndësishëm për të gjithë ne që besojmë në një Prizren të zhvillimit, të dinjitetit dhe të punës së ndershme.tha ai.