Amaneti i dëshmorëve, udhërrëfim për PDK-në
Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren, të shoqëruar nga anëtarë të Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së, në prirje të Shefit të Shtabit z.Shaqir Totaj, edhe në ditën e dytë të fushatës, kanë vazhduar nderimet dhe homazhet pranë shtatoreve të dëshmorëve të kombit. Fillimisht kanë bërë homazhe te lapidari në Zhur.Gjatë kësaj vizite ata kanë theksuar se këto homazhe janë mesazhi më i mirë i yni, se sa e drejtë ka qenë lufta e UÇK-së dhe sa shtrenjtë ka kushtuar liria e Kosovës, përkundër faktit se disa subjekte politike që po mundohen ta minimizojnë rëndësinë e luftës dhe të gjakut të derdhur për liri dhe pa menduar fare po deklarohen se do ta çlirojnë Kosovën. Këto lapidare dhe këta dëshmorë, janë dëshmia më e mirë se ato parti që po e nënçmojnë luftën, e kanë humbur rrugën në oborr dhe nuk do të jenë në shërbim të Kosovës.