Ambasada Amerikane në Prishtinë përkrah AGK-së në mbrojtjen dhe promovimin e gazetarisë cilësore në Kosovë

0

                     Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, dje priti në takim përfaqësuesit e U.S. Embassy Pristina, Kosovo në Prishtinë në krye me Eric Brassil – Zëdhëndës i Ambasadës Amerikane. Përmes një komunikate për medie, AGK njofton se qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe Ambasadës Amerikane, për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes, ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve, krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit gazetari dhe luftimin e padrejtësive ndaj kolegëve tanë.“Begolli Pustina e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhënë AGK-së dhe komunitetit që organizata përfaqëson, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë më 3 maj – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Ambasada Amerikane në Prishtinë përkrah AGK-së në mbrojtjen dhe promovimin e gazetarisë cilësore në KosovëPRISHTINË, 24.06.2021 – Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Gentiana Begolli Pustina, dje priti në takim përfaqësuesit e U.S. Embassy Pristina, Kosovo në Prishtinë në krye me Eric Brassil – Zëdhëndës i Ambasadës Amerikane.Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe AmbasadësAmerikane, për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes, ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve, krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit gazetari dhe luftimin e padrejtësive ndaj kolegëve tanë.Begolli Pustina e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhënë AGK-së dhe komunitetit që organizata përfaqëson, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë më 3 maj – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *