Ambasada e Bullgarisë dhuron mjete në vlerë prej 20 mijë euro për Qendrës e Mjekësisë Familjare e Reçan

Sot,me një ceremoni zyrtare është bërë përurimi i pajisjeve mjekësore – donacion nga Ambasada Bullgare në Kosovë – në QMF Reçan. Në këtë përurim mori i pjesë kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj bashkë me drejtorin e shëndetësisë Simir Krasniqi si dhe u,d të drejtorit Fadil Bajraktari e ku ishte edhe ambasadori I Bullgarisë i akredituar në Prishtinë Hristo Kraevski. Me këtë rast kryetari Totaj, ka falënderuar gatishmërinë për mjetet e sjella që i ka bërë ambasada e Bullgarisë duke sjellë një ekografi me 12 kanale, si dhe mjete tjera që janë nga fjala e fundit e mjekësisë Kurse ambasadori bullgar Krajevski, me këtë rast ka falënderuar edhe gatishmërinë e kryetarit Totaj si dhe ka falënderuar faktin se këto ndihma janë për të pasur një ,kujdes më të mirë shëndetësor këtë banorë. Kurse falënderime për këtë donacion kanë falënderuar edhe drejtori i Shëndetësisë Prof .dr Simir Krasniqi i cili tha se këto mjete janë të mirëseardhura për shëndetin e këtyre banorëve që janë 7 fshatra që kanë qasje në këtë Qendrës të Mjekësisë Familjare. Dr Fadil Bajraktari, me këtë rast duke falënderuar ambasadën e Bullgarisë tha se tashmë ne pas dhurimit të këtyre mjeteve kemi angazhuar një specialist i cili do të punojë dy herë në javë.Shefi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Reçan Aladin Demiri, ka falënderuar shumë ambasadën e Bullgarisë për këto këtë dhe tha se me këto mjete do të jemi më afër pacientëve të kësaj ane Qendra e Mjekësisë familjare në Reçan shërben për banor jo vetëm të Reçanit, por edhe 6 fshatrave tjera /QendraPress/