Ambasadori amerikan: Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme çështje e ndërlikuar, mos të bëhet me motive politike
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Phillip Kosnet, ka folur rreth formimit të institucioneve të vendit duke thënë se është gjë e mirë që Kosova institucione funksionale. Ai ka folur edhe për votimin e presidentes së Koosvës. Por, ambasadori ka komentuar idenë e Qeverisë Kurti II për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Ambasadori Kosnett ka thënë se çështja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme është e temë e ndërlikuar.“Edhe një cështje tjetër kundërthënëse ka të bëjë me propozimin e qeverisë për të nxjerrë legjislacionin e ri për pasurinë e pajustiftikueshme. Kjo është cështje shumë e ndërlikuar. Është e qartë dhe mbani në mend, kam jetuar në Kosovë herë pas herë pothuajse 20 vjet që qytetarët janë shumë të pakënaqur me atë që e shohin si nivel të lartë të korrupsionit. Janë shumë dyshuese ndaj disa njerëzve përgjatë viteve mund të kenë përfituar padrejtësisht nga pozita etyre. Pra besoj se në Kosovë ka vullnet të fortë për t’i dhënë fund këtij lloji të korrupsionit, njëkohësoisht është shumë me rëndësi që cdo veprim për të hetuar pasurinë e pajustifikushme të njerëzve të bëhet në pajtim me ligjin, që të kerë proves të drejtë dhe të ketë neutralitet politike”, tha Kosnett në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.Ai ka thënë se kushdo që merr vendimet për konfiskimin e pasurisë nuk duhet ta bëjnë me motive politike.“Njerëzirt që i marrin vendimet për hetimin epasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëjnë këtë me motivime politike. Pra, policia, prokuroria të tjerët që mund të jetën të përfshirë duhet të jenë plotësisht neutral në këtë. Por do ta them se ka njerëz që me siguri do të ishim shumë të lumtur nëse hetimet e tilla nuk bëhen. Mendoj se vendi Meriton më shumë se aq dhe mendoj se kjo është fushë ku opozita nuk duhet të jetë vetëm obstruksioniste dhe të thotë jo por do të duhet të thonë ;të gjejmë mënyrë për të pasur ligje dhe procese që janë të drejta që I mbrojnë të drejtat e individëve si dhe të drejtat e qytetarëve të vendit”, tha Kosnett.Tutje Kosnett ka deklaruar se ka ardhur koha e veprimit sa i përketë korrupsionit.“Mendoj që paraqet pikënisje për diskutim dhe është tërësisht e përshtatshme që avokatët, analistët, udhëheqësit e tjerë poltikë të reagojnë ndaj saj. Nuk kam ndonjë mendim ligjor. Për këtë përveç se mendoj që është e dobishme, është e rëndësishme që kryeministri e parashtroi këtë ide dhe tani të githë duhet të reagojnë ndaj saj dhe duhet të jetë diçka ku arrihet konsensusi rreth mënyrës me të mirë për të vazhduar. Them konsensun por realisht disa njerëz nuk do të pranojnë kurrë dicka të tillë. Por mendoj se shumica e udhëheqësve politike të Kosovës e kuptojnë se ka ardhur koha për të ndalur fjalët për luftimin e korrupsionit dhe është koha për veprim”, tha Kosnett.Ambasadori amerikan ka folu edhe për zgjedhjen e presidentes teksa ka thënë se është e rëndësishme që Kosova ka institucione funksionale.