Ambasadori gjerman: Në Kosovë e nevojshme të ketë opozitë

0

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka njoftuar se është takuar sot me Besian Mustafën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rohde ka treguar se kanë diskutuar për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe rreth kursit që do të ndjek LDK në të ardhmen.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë biseduar edhe për çështjen e krijimit të Qeverisë së re dhe për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë ka kërkuar një opozitë të gjallë dhe konstruktive.

“Lidhur me vendimet e ardhshme (formimi i qeverisë dhe votimi i presidentit), unë nënvizova nevojën për të patur një opozitë të gjallë dhe konstruktive”, ka theksuar diplomati gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *