Ambasadori Minxhozi: Kosova shpëtoi turizmin e Shqipërisë
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Albert Spahiu, ka thënë se qytetarët nga Kosova e kanë shpëtuar turizmin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar.Minxhozi ka thënë se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, është shquar një solidaritet ndërmjet autoriteteve shqiptare më ato të Kosovës.“Është shquar një solidaritet ndër institucional të autoriteteve të Shqipërisë të të gjitha fushave me autoritetet e Kosovës. Natyrisht ka pasur një rënie të ekonomisë në masën 10 për qind të shkëmbimeve krahasuar një vit më parë, që është diçka krejt normale, më e vogël se në atë çfarë mendonim më parë të ndodhte. Në qoftë se Shqipëria dhe Kosova gjatë vitit 2019 kanë shkëmbyer 307 milionë euro, në vitin 2020 kjo shifër ra në 275 milionë euro. Me gjithë masat që kanë qenë si në Shqipëri dhe Kosovë, bizneset kanë mundur të shkëmbejnë produktet që i kanë shkëmbyer më parë, kur nuk kanë pasur pandemi”, thotë ambasadori Minxhozi.Sipas tij, përveç rënies së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, sektori që ka pësuar rënien më të madhe ishte ai i turizmit.