Ambasadori shqiptar Petrit Malaj,madhëron pianisten brilante Lule Elezi dhe maestro Oleg Arapit

Ambasadori shqiptar i akredituar ne Kosovë,  Petrit Malaj,pas koncertit  te jashtëzakonshëm  me një postim të tij ai madhëron pianisten brilante Lule Elezi dhe maestro Oleg Arapit.Ja si e përshkraun ai koncertin dhe personalitetin e Lule Elezit dhe Oleg Arapi.

‘’Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzikore në Prishtinë, ku pata kënaqësinë të jem i pranishëm në koncertin e Orkestrës së Operës së Kosovës, nën drejtimin mjeshtëror të maestro Oleg Arapit – koleg dhe mik i vjetër, dirigjent me një profil të lartë artistik që ka dhënë shumë për artin shqiptar.

Një emocion i veçantë ishte interpretimi i pianistes së talentuar Lule Elezi, e cila shkëlqeu në këtë debutim me orkestrën, duke sjellë me finesë dhe pasion vepra të autorëve të mëdhenj si Donizetti, Beethoven, Chopin, Ponce, Bizet dhe Suppé.

Urime të përzemërta të gjithë artistëve pjesëmarrës për këtë mbrëmje të paharruar që e ngjiti edhe më lart skenën muzikore të Kosovës!’’. /QendraPress/