Amerika reagon për marrëveshjen për rrymën, i drejtohet me kërkesë Kosovës e Serbisë

                              Ambasada e Amerikës ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me energjinë elektrike në veri.Me anë të një komunikate për media, kjo ambasadë ka thënë se marrëveshja në fjalë është dëshmi se kur angazhim me kreativitet dhe fleksibilitet, përfitojnë qytetarët nga të dy vendet.“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga SHBA.