Amerikanët në takim urgjent me evropianët: Paralajmërohen sanksione të fuqishme ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë biseduar për një “paketë të fuqishme sanksionesh” që do të vendosen në “rastin e agresionit të mëtejshëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë”, sipas një njoftimi të BE-së të publikuar të shtunën.Sipas njoftimit, Björn Seibert, kreu i kabinetit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi sanksionet gjatë bisedës së tij të premten mbrëma me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan “mbi situatën në Ukrainë”.Zyrtarët diskutuan gjithashtu “hapat shtesë që do të ndërmerren për t’u përgatitur për çdo ndërprerje të ardhshme të furnizimit me energji në Evropë”, tha ai, duke ndarë mendimet e tyre mbi partneritetin strategjik BE-SHBA për sigurinë e energjisë.Ndryshe, nga SHBA kanë ardhur paralajmërime se java e ardhshme mund të jetë kritike dhe se Rusia mund të nis pushtimin e Ukrainës.