Amina Nuraj sjell librin për historinë dhe kujtesën e Sanxhakut

Në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ju, për vitet e dashurisë dhe respektit që më keni dhënë, kam vendosur të shkruaj një libër për fillimet, fitoret dhe dështimet e mia.

Ky libër rrëfen historinë e familjes sime, të familjes së nënës sime dhe historinë time personale.

Do të flas për asimilimin e shqiptarëve në Sanxhak, intervistat që zhvillova me të rinjtë e këtij rajoni, si dhe do të ndaj fotografi të vjetra që ruajnë kujtesën e Sanxhakut.

Mbi 200 faqe histori e pastër do të shpalosin kujtime, rrëfime dhe dëshmi që synojnë të ruajnë identitetin dhe trashëgiminë tonë.

Që mesazhi dhe kujtesa të prekin sa më shumë zemra, libri do të përkthehet në gjuhën boshnjake, turke dhe angleze, – e bërë të ditur Amina Nuraj, nga Sanxhaku, transmeton MEDVEGJASOT.com