Analistët tregojnë arsyet e “ftohjes” së SHBA-së me Kurtin

                             Mungesa e takimeve të nivelit të lartë të kryeministrit Albin Kurti në vizitën e tij të deritashme në SHBA, po konsiderohet si një ftohje e raporteve të administratës amerikane me qeverinë kosovare. Njohës të zhvillimeve politike, përmendin disa arsye për këtë, por edhe thonë se është një sinjal për korrigjimin e sjelljeve të Kurtit.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj aktualisht po qëndrojnë në Amerikë.

Por për nga niveli i takimeve, ky i fundit, ka mbërritur të takojë zyrtarë më të lartë të administratës amerikane.Publicisti Shkëlzen Maliqi, përmend një prej arsyeve që sipas tij, mund të ketë ndikuar në raportet mes kryeministrit Kurti dhe SHBA-ve.“Kurti nuk e  ka krye një premtim në Bruksel kur u kanë për dialogun me Serbinë dhe kjo mundet më kanë shkaktar i injorimit të Kurtit, pasi edhe Presidentja kur ka qenë në Amerikë s’ka pas takime të nivelit të lartë dhe kjo tregon se ka një ftohje të administratës amerikane karshi kryeministrit dhe kjo nuk është e mirë”, ka thënë Shkelzen Maliqi, publicist.Sipas Maliqit, Kosova që nga vitet e 90’ nuk ka ndërmarr as një hap pa dakordim me Amerikën, por që më ardhjen e Kurtit në pushtet duket se qasja ka ndryshuar.“Qe një vit ka hezitu edhe për dialog edhe me SHBA-në rreth agjendës që është tash urgjente. Pas krizës globale, pas luftës së Ukrainës, duhet të ketë koordinim më Shtëpinë e Bardhë. Ne kemi pas përparim nga vitet e 90-ta pasi jemi koordinuar gjithmonë me Shtëpinë Bardhë, kurse tash kemi një ftohje dhe duhet të koordinohet me ta”, ka shtuar ai.Edhe sociologu Artan Muhaxhiri, konsideron se ka një lloj bojkoti, siç shprehet ai, të lehtë të administratës aktuale amerikane ndaj kryeministrit Kurti, çka sipas tij, duhet të jetë një sinjal për të parin e ekzekutivit.“Pozicioni i Kosovës varet prej raporteve më Amerikën. Nuk është e kuptueshme pse e bëri këtë Kurti duke e dit presionin e madh që e ka për një prishje të raporteve mes Kosovës dhe Amerikës. SHBA janë superfuqi dhe raportet më shtete tjera si kanë të thjeshta. Kurti nuk ka pas marrëdhënie të ati niveli siç kanë pasur kryeministrat e tjerë. Takimi i Haradinajt me zyrtarët e larët është një sinjal për Kurtin që ta korrigjoj sjelljen e tij”, ka thënë Muhaxhiri.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga e premtja e kaluar gjendet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjatë një javë qëndrimi atje, takimi më I rëndësishëm I tij është një takim më kryeshefen ekzekutive të MCC-së, pasuar nga vizita në kompani të teknologjisë informative.Derisa Haradinaj, deri tani në Departamentin e Shtetit është pritur në takim nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. /Portali D/