Analizë e fortë politike nga Prof Dr.Milazim Krasniqi
Kërkesa e Rusisë për të rikthyer në sferën ruse të ndikimit Bullgarinë e Rumaninë, krahas kërcënimit me pushtim të Ukrainës, tregon se Rusia e Putinit po tenton të rikthehet si Rusi (BRSS) e Brezhnjevit. Doktrina e Brezhnjevit për “sovranitetin e kufizuar” tashmë ka goditur Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën, Kazakistanin. Por, në shtetet që tashmë janë në NATO, Bullgari e Rumani, ajo doktrinë brezhnjeviane, nuk kalon. Mirëpo, për ta paralizuar atë doktrinë brezhnjeviane-putiniane, NATO duhet urgjentisht të pranojë si anëtare BeH dhe Kosovën, deri sa Serbia ende nuk ka krijuar ndonjë Abhazi, Oseti, Pridnjestrovlje, Donjeck në këto shtete. Nëse pranohen BeH dhe Kosova në NATO, Serbia bllokohet e në atë rast edhe hapësira manovruese agresive e Rusisë ndaj Ukrainës zvogëlohet./www.qendrapress.com/