Analizë e mirëfilltë strategjike nga;Prof. Dr.Milazim Krasniqi.
Serbia duhet të frenohet, sepse nuk merr vesh veç me fjalë. Aq më tepër që e ka përkrahjen direkt të Rusisë, Kinës dhe shumë shteteve të BE-së. Doktrina jonë e frenimit të Serbisë mund të funksionojë nëse mbështetet në këto pika:
1. Mbajtja lart në agjendë e çështjes së krimeve të Serbisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit të viteve 1998-1999 dhe të viteve 1912-1913.
2. Kompletimi i dosjes dhe inicimi i padisë kundër Serbisë në Gjykatën e Drejtësisë për krime të luftës.
3. Minimizimi i Gjykatës Speciale – prezantimi saj si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.
4. Fuqizimi i Luginës së Preshevës, me integrim e bashkëpunim shumëplanësh arsimor, kulturor, ekonomik dhe zgjerimi i kooperimit ekonomik mbi jugun e Serbisë.
5. Bashkëpunimi intensiv dhe shumëplanësh me Shqipërinë.
6. Raporte sa më të afërta ekonomike, kulturore e politike me Malin e Zi e me Maqedoninë e Veriut, me Bullgarinë e me Kroacinë.
7. Iniciativa konkrete kulturore e arsimore për rikthimin në identitet të shqiptarëve të Peshterit.
8. Stimulimi i rikthimit të shqiptarëve nga mërgatat, integrimi dhe investimet e tyre në Kosovë.
9. Fuqizimi i partneritetit evro-atlantik të Kosovës, duke rritur disponimin antirus.
10. Integrimi i plotë i goranëve në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, krahas komuniteteve të tjera.
11. Rishikimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe, duke e futur qartazi në sistemin juridik të vendit tonë.
12. Eliminimi i komunave rurale.
13. Minimizimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Na duhet më shumë punë shype, llafe jemi rrasë! Me këtë orientim mund të arrihet edhe konsensus kombëtar!/www.qendrapress.com/