Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Osmani kërkon mbështetjen e Turqisë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.Në takim me ministrin Akar, presidentja Osmani ka theksuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, ndaj ka kërkuar mbështetjen turke në këtë proces.“Presidentja Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake. Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca. Më tej, në komunikatë thuhet se presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *