ANGAZHIMI I KFOR, KËRCËNIMI VUÇIQ, QEVERIA INEKZISTENTE-Shkruan Gjeneral;Hisen BERISHA

0

               Historitë me kriminel, na mësojnë se shtetet që kanë sistem sigurie nacionale, nuk i nënshtrohen kushteve të kriminelëve, cilat do qofshin ato dhe cili do që të jet çmimi në shkëmbim. Prandaj i duhet bërë e ditur edhe presidentit serb Vuçiq, shëgertit të kriminelit Sheshel, Gebelsit të kryekriminelit Millosheviç, e çakejve të tij politik e ushtarake se nuk është e largët dita kur e keni nënshkruar kapitullimin përball djemve të organizuar nën armë, pa pasur shtet, as pavarësi, as aleat e partner strategjik politik e ushtarak, as institucione të pavarura dhe FA. Pas veprimit operativ dhe taktik jo të planifikuar mirë dhe politikisht infantil, të qeverisë së Kosovës, tani në skenë nuk janë më çështjet teknike por kanë dalë në shesh pikërisht ato tema të cilat i ka shpërfillur qeveria Kurti deri me tani. Kjo situatë e përshkruan mjerueshëm veprimtarinë e një qeverie të mashtrimit kombëtar dhe të vasalitetit ndaj planeve soros, të cilat janë në favor të pakicës sllave në Ballkan. Ortodoksizmi (Serbi, Greqi, Mali zi) nuk është shumicë në Ballkan. Mali i zi tentoj ta ndaj ortodoksinë e vet nga ortodoksia okupatore dhe kriminale vrasëse në raport me fqinjët, në një ortodoksi që ndjekë rrugën e Perëndisë por u pa kundërpërgjigja e ortodoksisë sllave në ri okupimin e fesë atje. Kështu që bazuar në zhvillimet politike në këto gjashtë muaj qeverisje dhe afër dy vite krize qeveritare që nga zgjedhjet e vitit 2019, nuk e shpërfaqë qeverisjen Kurti si qeveri e praktikantëve dhe infantilitetit por si qeveri vasale dhe e mashtrimit të kombit shqiptar. Prandaj e tëra kjo situatë është e stisur dhe e krijuar si rebus që ndihmon Asociacionin si qëllim politik të qeverisjes Kurti, e jo më siç është pretenduar të trajtohet si gabim qeverisës. Për shkak të mos koordinimit politik me aleatët si SHBA, QUINT etj. dhe me Forcat e Kosovës/KFOR të autorizuar nga KS/OKB për sigurinë në Kosovë, po e nxjerr qeverinë Kurti të paaftë, tendencioze, in ekzistente dhe të dështuar. Ka qenë e pritur se reciprociteti do të jetë akti pas të cilit do të fshihet Albin Kurti, kur ta shoh se qeverisja dhe dialogu është “sport i rënde”. Në kuvend ku e ka shumicën e thjeshtë, ka votuar kundër Rezolutës për implementimin e Marrëveshjes së zotimeve të Uashingtonit; Në Bruksel është i vetëm dhe me pretendimin e “riformatimit të dialogut” ka hyrë në labirintin e Vuçiqit që ka interes ta mbaj statusquonë në raport me Kosovën për të dëshmuar pretendimin tij se, “Kosova nuk bëhet”. Aktualisht qeveria Kurti ka mbetur në qiell të hapur dhe nga një kryeministër kryeneç dhe i krekosur si gjeldeti, po pret se kush do ta marr në mbrojtje. Nga OKB i erdhi vëllai i madh për ti treguar se edhe më tej është vëllai i Vuçiqit, në projektin “Ballkani i Hapur”. Tani në situatën kur ka tre alternativa, Marrëveshjen e zotimeve në Uashington, Ballkanin e hapur të Novi Sadit apo Asociacionin, me ndryshime kushtetuese të Lajcak, cili do të jetë hapi tjetër i shokut Kurti. Praktikat e tilla të vet kurthimit në të kaluarën kanë krijuar një traditë të çoroditur, atë të vet rrëzimit dhe dërgimit të vendit në zgjedhje. Kryeneçësinë nuk e ka hequr përkundër situatës ku ndodhemi, edhe më tej nuk po tregon se e ka adresë Uashingtonin për të garantuar rrugën përpara për vendin. Prandaj, zgjidhje mbetet ajo që kam sugjeruar që nga ndryshimi në skenën politike në vitin 2019, që i bëri edhe shumë parti të etabluara në pushte që të reflektojnë në reformimin e vetvetes, se Kosova ka nevojë për një “QEVERI TË SHPËTIMIT”, e cila do të kishte mandat të kryej reformat e sistemit politik dhe të përmbyllë marrëveshjen finale me Serbinë “all in one” me njohjen e ndërsjellë. Kjo do të hapte pastaj shtegun politik e diplomatik për të zgjidhur temat e succesionit për temat që na përcjellin si shtet fqinje, në proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Për disiplinimin e Serbisë si katalizator i krizës permanente në Ballkan, do të duhej që në rrugë diplomatike të kërkohet vënja e Serbisë nën sanksione ndërkombëtarë gjithëpërfshirëse, deri në nënshtrimin para detyrimeve ndërkombëtare. Por, mësimi i nxjerrë në tërë këtë ishte se, Kryeministri dhe Presidentja e kuptuan se është KFOR si PUN e autorizuar për sigurinë në Kosovë. Kjo do të thotë se duhet ta kanë kuptuar kjo nomenklaturë qeverisëse, se pa koordinim me PUN/KFOR veprimet politike dhe ushtarake brenda Kosovës qojnë në situata të rrezikshme për sigurinë nacionale?! Kjo vërejtje ju bë e qartë Presidentes së Kosovës Znj. Osmani, nga Departamenti i Shtetit në Uashington, gjatë vizitës që bëri në margjinat e takimit të asamblesë së përgjithshme të OKB. Duhet ti kujtojmë në këto momente të vështira politike të sigurisë, së letra e vitit 2013, që iu dërgua Presidentit të kohës, si një letër urdhëruese për Forcat e Armatosura të Kovës në krijim, se angazhimi në veri duhet të bëhet në koordinim me PUN në Kosovë (faktikisht atë kohë ishim vetëm në procesin e Rishikimit …/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *