Ansambli i Këngëve dhe Valleve  “Lidhja e Prizrenit”nga Prizreni po e   përfaqëson  Republikën e Kosovës në festivalin nderkombetar te folklorit ne Mbretërinë e Jordanisë

     Jeton Qafleshi , drejtor i AKV ” Lidhja e Prizrenit ”  njoftonse   Ansambli po merrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit INTERNATIONAL FOLKLORE MUSIC FESTIVAL “AQABA” – JORDANI  nga data 13 tetor deri më 19 tetor 2025. Ky festival prestigjioz ndërkombëtar mbledh grupe artistike nga mbarë bota, me qëllim promovimin e bashkëpunimit kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore të popujve përmes muzikës, vallëzimit dhe artit tradicional. Ansambli “Lidhja e Prizrenit” si përfaqësuese e denjë e Kosovës do të përfaqësojë me dinjitet folklorin dhe traditën shqiptare, duke promovuar kulturën tonë para publikut vendorë dhe atij ndërkombëtar. Nën tingujt e lodrave dhe curleve, dhe përmes valleve të pasura e plot emocione, artistët tanë do të sjellin në skenat e hapura pranë Detit të Kuq në Aqaba atmosferën unike të trashëgimisë shqiptare. Pjesemarrja e grupeve ne jete festival eshte nga te gjitha kontinentet e botes. Kjo pjesëmarrje është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar imazhin kulturor të Kosovës dhe për të ndarë me botën bukurinë e folklorit tonë autokton edhe në kontinentin Aziatik. Edhe një herë krah për krah  të gatshëm do të tregojmë folklorin shqiptar me energji, stil dhe krenari. Do ta tregojmë historinë tonë më shumë ritëm,ngjyra dhe zemër. Përveq qytetit Aqaba do të shkelim edhe në Petra dhe Aman, dhe rruga jonë do të na japë gjithashtu një eksperienc të re  , sepse është hera e pare që në Mbretërin e Jordanis  prezentohet një grup folklorik shqiptarë  nga Republika e Kosovës i Shtatë ditët e mbushura me ritmin shqiptar përgjatë bregdetit të Detit të Kuq na presin me  një program të pasur çdo mbrëmje . Kjo pjesemarje eshte mbeshtetur nga Ministria e Kultures Rinis dhe sporteve te Republikes se Kosoves. Ansambli “Lidhja e Prizrenit” – trashëgimi, art dhe krenari kombëtare! ./QendraPress/