Ansambli ‘Lidhja e Prizrenit’ shënon 18 vite suksese.

                 Sonte, Ansambli ‘Lidhja e Prizrenit’ shënon 18 vite ,suksese, që ka shënuar kudo  në  festivale  edhe  në pjesëmarrje të ndryshme, ku me përkushtimin e deri tashmë ka treguar  rezultate  brilante. Siç  shprehet Jeton Qafleshi , drejtor i këtij  Ansambli  tashmë  programi i AKV “Lidhja e Prizrenit” kudo është  pritur  jashtëzakonisht mirë edhe nga publiku, ndërsa jemi  vlerësuar edhe për origjinalitetin dhe profesionalizmin ,kudo që jemi paraqitur tashmë  18 vite . Ky Ansambël shumë shpejt ka arritur në majat me  koncertet   e shfaqura  në Kosovë dhe jashtë  shtetit , duke rezultuar me shumë suksese dhe rezultate , njëherësh edhe si një letërnjoftim i ri i qytetit të bukur të Prizrenit , për çka dita-ditës po i rritë imazhin me mbi  qindra anëtarë nga të gjitha moshat.

“AKV ‘Lidhja e Prizrenit’, ngadalë por sigurt po bëhet shenja dalluese të së sotmes së kulturës në Prizren, falë punës së madhe , profesionalizmit dhe përkushtimit serioz”, ka shtuar Qafleshi.  Ky ansambël  tashmë  ngadalë por, sigurt po udhëton drejtë identifikimit si Ansambli me  primatin e   më të mirit.  /www.QendraPress.com/