Antidroga në Prizren/ Arrestohen në flagrancë katër persona

                            Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren, gjatë punës operative në teren ka pranuar informacione relevante se në një lokacion në Prizren gjinden substanca të dyshuara narkotike. Në ora 14:45 sipas urdhrit verbal të pranuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e Antidrogës në Prizren, në asistim t? patrullave policore dhe forenzik?s s? stacionit policor n? Prizren, kanë ndërmarr një operacion bastisje në lokacionin/shtëpinë ku kishte dyshime sipas informacionit paraprak se gjendej substanca narkotike. Gjatë operacionit të bastisjes në vendin e ngjarjes, në flagrancë duke paketuar substancën narkotike, nga Policia janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:• Tridhjetë e dy (32) qese najloni t? ndara me substancë të dyshuar narkotike t? llojit Marihuan me pesh? t? p?rgjithshme: 1 kg. e 118 gr. Tri (3) qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji KOKAIN me peshë 0.79 gram Një (1) peshore elektronike Kat?r (4) telefona mobil Veturë e markës Ford
Disa qese plastike të zbrazura që dyshohet se do t? përdoreshin për paketimin e substancave narkotike. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë intervistuar në prezenc të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit të tyre me vendim mbin Ndalimin të lëshuar nga Prokurori i Shtetit n? Prizren, të gjithë të dyshuarit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.