Anton Quni-Kurtit: Policët që qëndrojnë në veri i dhunuat, ishin në krye të detyrës kur i poshtëronit  

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, në seancën e sotme të Kuvendit i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të reflektojë për situatën në veri të vendit. Quni foli edhe për aleatët ndërkombëtarë, ku i tha Kurtit se miqësia nuk mbahet me këste.“Ju kryeministër, aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza, me periudha e etapa, e të tjera. Kryeministër, nuk bën të forcohet miqësia me kushte e rata e këste”, ka thënë ai.Madje, Quni ka thënë se vetë kryeministri Albin Kurti ka dhunuar policët që sot po qëndrojnë në veri.“Janë po të njëjtët policë që në të kaluarën  nga vetë Kurti dhe përkrahësit e tij u dhunuan e ofenduan, bile duke i krahasuar me primatët më primitivë e qe besa u bënin thirrje poshtëruese të shkonin në Mitrovicë. Ja tani ata janë atje në skajin me të largët madje. Kanë qenë në krye të detyrës edhe kur i keni poshtëruar”, ka thënë Quni ndër të tjera në seancë. Seanca e Kuvendit është duke vazhduar. /Reporteri.net