Anulimi i vizitave në SHBA, “kundërgoditje me kulturë diplomatike ndaj ministrave me kulturë rruge” 
Anulimi i vizitave në SHBA, “kundërgoditje me kulturë diplomatike ndaj ministrave me kulturë rruge”
Autor: Xhezair Dashi
Aktualisht është moment krize dhe qeveria e Kosovës duhet të jetë e përqendruar në zgjidhjen e kësaj krize, tha të mërkurën ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në përgjigje ndaj pyetjes se a i është refuzuar viza për të udhëtuar në ShBA, ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut.Përveç Haxhiut, u raportua se në ShBA planifikonin të udhëtonin edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbet Krasniqi. Ashtu sikurse edhe Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Të gjithëve, vizitat e planifikuara iu anuluan nga SHBA’ja.“Nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenier, në një bashkëbisedim me disa gazetarë që u publikua si intervistë në Gazetën Online Reporteri.net, teksa alarmoi se gjendja pas largimit të serbëve nga institucionet është shqetësuese.Për ish-ambasadorin kosovar në Slloveni dhe zyrtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berishën, kjo “është” kundërgoditje amerikane përmes kulturës diplomatike. Në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, Berisha thotë se kjo kundërmasë amerikane është për hir të Kosovës dhe shtetësisë së saj.“Sigurisht, që masat amerikane janë sinjali që kundërgoditja vjen, e shprehur me kulturë diplomatike, jo ndaj Haxhiut, Sveçlës e ë tjerëve që kanë kulture rruge, por për hirë të Kosovës dhe shtetësisë”, vlerëson ish-ambasadori.Jo vetëm një “refuzim diplomatik” të tillë, por Berisha thotë se mund të ketë edhe të tjera masa. Por se kjo, sipas tij, “do të varet nga se a do të rreshtohemi në linjën demokratike si pjesë të familjes euro-amerikan”.Qeveria aktuale, në dritën e refuzimit të kërkesave amerikane për shtyrje dhjetë muajsh të çështjes së shtrirjes së sovranitetit në trafik në pjesën veriore, Berisha thotë se është futur “në fazën finale të konfrontimin me Perëndimin, respektivisht me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian”.Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha “Pionerët e “babës” Enver me në krye Albin Kurtin, kanë polarizuar skajshmërisht shoqërinë në Kosovë me idetë e tyre megalomane dhe të tejkaluara historikisht e të, të paaftë për të qeverisur, jokompetentë në sektorë”, e ka vlerësuar qeverinë aktuale Anton Berisha.Edhe më i ashpër tregohet Berisha derisa thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shkon në “linjë të palestinizmit si një model të dirigjuar rus”.“Në këtë rast, është momenti që edhe popullata të këndellet nga këta manipulantë politikë, sepse përndryshe jemi në proces të rrezikimit të shtetësisë tonë dhe izolimit të plotë”, përfundon ai në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net.Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, menjëherë pas përgjigjes së ambasadori Hovenier, reagoi duke thënë se “bashkërisht” me ShBA-në e ka shtyrë vizitën e saj zyrtare. “Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën“. “Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta. Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”, shkroi Haxhiu në reagim. /Reporteri.net/.