Anulimi i votave me postë në Dragash, KQZ: Palët mund të ankohen në Gjykatën Supreme

0

                      Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar votat me postë në garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Dragashit. Mirëpo, palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se KQZ do të pres palët që t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore“Në vendimin e PZAP-it, lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon raundit të dytë Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore”, ka theksuar ai.Ndryshe, PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.PZAP-i ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që fletëvotimet e anuluara të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 nëntor.Kjo erdhi pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani më 17 nëntor bëri ankesë në PZAP pasi pretendonte se në raundin e dytë të zgjedhjeve ka pasur manipulime të cilat kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke devijuar vullnetin e shumicës së zgjedhësve.Sipas rezultateve preliminare të së dielës nga KQZ-ja, në Dragash udhëhiqte Shaban Shabani i PDK-së me 47 më shumë se kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.Por pas numërimit të votave nga diaspora, Xheladini kishte marrë 244 vota, ndërsa Shabani vetëm 54, duke bërë që rezultati të përmbyset dhe kësisoj, PDK-ja dhe LDK-ja kanë numër të barabartë të komunave të fituara, nga 8 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *