Anulohet vendimi i Kurtit për shkarkimin e Fadil Kodrës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 14 tetor 2022 kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodrën.Në vendimin që ishte marr asokohe thuhej se Fadil Kodra është shkarkuar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale.Mirëpo, ky vendim është anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbime Civile të Kosovës. Një dokument i këtij këshilli ka bërë të ditur që është aprovuar si e bazuar ankesa e parashtruar e Kodrës dhe se është anuluar vendimi i Kurtit e edhe vendimi i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për suspendimin e Kodrës.Dokumenti në fjalë tutje tregon se MPB obligohet që ankuesit Fadil Kodra t’ia kompensoj të gjitha pagat e pa realizuara nga dita e shkarkimit, 14 tetor 2022, deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi.Po ashtu, vendimi tregon se Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë obligohet që në pajtim me dispozitat e ligjore në fuqi të emëroj ankuesin në një pozitë të mesme drejtuese apo profesionale në kuadër të Shërbimit Civil.Për këto obligime, KPMSHCK ka dhënë kohë vetëm 15 ditë që nga dita e pranimit të këtij vendimi.