Apel për ta ndihmuar shëndetin Xhafer Smajlajt ,institucionet shëndetësore kanë dështuar me këtë rast
Tashmë në fshatin Romajë, është në gjendje të rëndë shëndetësore Xhafer Smajlaj i lindur me 13.09 1969 në fshatin Romajë . Tashmë ai me gjendje tepër të rëndë i palëvizshëm dhe me stenda në zemër është liruar nga QKUK tani dy muaj dhe pa asnjë përkujdesje shëndetësore, pos familjes së tij. Pos moskujdesit që e ka nga ana institucionale ,ka edhe probleme të rënda ekonomike sepse bashkëshortja e tij e pa punë e i bri nxënës. Prandaj, jeta e tij tani me kët situatë është aq e rëndë që sa më parë institucionet shëndetësore duhet urgjentisht të merren më fatin e kësaj familje,
Ushqim nuk mundet të hajë sepse edhe atë që hanë e kthen .Kurse kohëve të fundit edhe pse me gjendje të rëndë ekonomike , organizmi i tij është dobësuar aq shumë sa që as infuzionet dot nuk arrijnë ti përballojë. Prandaj, tashmë është një apel i përgjithshëm që kjo familje dihet sa më parë të ketë mbikëqyrje institucionale, dhe që së paku pos shëndetit të tij duhet të shihet edhe gjendja ekonomike që është pllakosur kjo familje. Po kështu me këtë gjendje të tij besojmë se edhe vetë Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Prizren duhet sa më parë të vizitojë këtë familje tre anëtarësh për ta pa shëndetin edhe gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën po përballet. Ky apel nuk duhet ta has në vesh të shurdhër , por sa më parë të merren institucionet përkatëse me këtë familje. Besojmë se ky shkrim do të arrijë të sensibilizojë institucionet përkatëse për të pa mundësinë e tejkalimit dhe mbijetimit të familjes së Xhafer Smajlat në fshatin Romajë./qendrapress.com/