Arben Vitia flet pas alarmit për sulm të mundshëm në spitalet e Kosovës
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë presin që shumë shpejtë të vijnë kontingjentet tjera me vaksina anti-Covid. Ai pas vizitës që ka bërë së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në sallën “1 Tetori”, tha se që nga dita e parë janë angazhuar për sigurimin e dhe të dozave tjera të vaksinës. Vitia ka folur edhe për një kërcënim për sulm në spitalet e Kosovës, që ka marrë sot Policia e Kosovës.