Argjendarët prizrenas protestojnë dhe kërkojnë siguri nga plaçkitësit.
Rasti datës 15 nëntor, shqetësoi jo vetëm Prizrenin por të gjithë Kosovën e më gjerë kur tre persona me armë të gjata hyjnë në argjendarinë ‘’Orhani’’ e me armë duan të plaçkitësin por hasin në kundërshtim të pronarit 61 vjeçar dhe të i birit të tij Ismet Kasëmi . I cili sot pasi ka dalë nga spitali ende me plagë në trup ishte aty në përkrahje të Shoqatës së argjendarëve të Prizrenit të cilët përmes kësaj proteste ata sot kërkuan siguri për jetërat dhe për pasuritë e tyre, Ai sot para mikrofonit tonë kërkoi që të ketë siguri më shumë dhe policia dhe përfaqësuesit e rendit të punojmë që të krijojnë siguri për argjendarët dhe për kalimtarët dhe për qytetarët. Ai me këtë rast ka folur edhe për shëndetin e babait të tij që është në gjendje stabile’’Unë jam mirë edhe baba është mirë edhe familja mirë. Por, organet e rendit duhet të punojnë më shumë edhe pse i kënaq zanë, ata duhet të krijojmë ma shumë siguri ka tha ai’’.
Derisa edhe argjendarët si; Isa Ahmeti, tha’’Na duhet një siguri më e madhe se kështu si jemi s/ka siguri as për neve as për jetërat tona’’. Pjetër Gruda pohon ‘’kemi kërkuara nga policia që të ketë kujdestari në këmbë, se për ndryshme nuk jemi farë të sigurt në këto rrethana. dhe Alban Nushi, foli për faktin se ata kanë pasur takim me drejtorinë e policisë dhe organet tjera të rëndit dhe nga ata kanë kërkuar që së paku në rrugën ‘Adem Jashari’’ dhe kudo që ka argjendari të shtohen masat policor të patrullohen këto rrugë e këto vende nga policia në këmbë, për të siguruar sa më shumë . Pastaj ata kërkuan që jeta e tyre dihet e të ketë siguri së paku për kohën gjatë orarit të punës. Mesazhi i kësaj proteste ishte të krijonte kushte për siguri më të madhe për argjendarët dhe për të gjithë qytetarët..Policia sot ishte prezentë në këtë protestë ./qendrapress.com/