“Ari i kuq” i Prizrenit në tregjet evropiane
Nga plantacionet në rajonin e Prizrenit, nën malet e Sharrit që gjendet në jug të Kosovës, këtë vit në tregun evropian do të eksportohen rreth 200 tonë mjedra apo dy të tretat e korrjeve aktuale.Vjelja e kësaj bime me kokërr të kuqe veçse ka filluar dhe “ari i kuq”, siç quhet ndryshe mjedra e rajonit të Prizrenit, shumë shpejt do të jetë në tregjet e Gjermanisë, Italisë, Turqisë dhe Japonisë. Për shkak të klimës së favorshme, mjedrat që kultivohen në rajonin e Prizrenit kanë cilësi më të lartë. Ismet Osmani, drejtor i kooperativës bujqësore “Ari i Kuq” nga Prizreni, 15 vjet më parë u kthye në Kosovë nga Suedia dhe nisi të kultivojë mjedra.Ai thotë se të gjithë duan të paguajnë çmimin më të lartë për mjedrat e Sharrit.Ismet Osmani, drejtor i kooperativës bujqësore “Ari i Kuq” në Prizren. Gjatë vitit 2021, kultivuesit e mjedrës kanë fituar rreth 4.50 euro për një kilogram.
Osmani shton se në rajonin e Sharrit ka rreth 100 hektarë tokë të mbjellë me mjedra të llojit Willamette dhe Miker.