Arifi e quan Kurtin “anti-amerikan”, thotë se po e përdorë Luginën e Preshevës si kartë për veriun e Kosovës

                       Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se prej dy vitesh në Luginën e Preshevës, Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare atje.Arifi shtoi se Kurti kërkon ta përdorë Luginën e Preshevës si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës.“Në Luginë të Preshevës e kemi ketë proces dy vite tanimë, që Kurti jo vetëm që përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe dëmton shumë politikën shqiptaren në Luginë.Ne e kemi kaluar para pushimeve një fazë kur Kurti është munduar që këtë pushtet lokal ta dërgojë edhe njëherë në zgjedhje të parakohshme, që ta barazojë me veriun e Kosovës që ta përdorë si kartë në Bruksel.Këtë e bën sepse mendoj që Kurti ka afate të qarta nga ndërkombëtaret për draftin dhe implementimin e asociacionin, unë nuk mendoj se Kurti do të bëjë një gjë të tillë. Kjo do të çojë deri në suspendimin për liberalizimin e vizave, që është një dëm i madh për qytetarët e Kosovës.Në këtë kontekst Kurti ka dashur që edhe në Luginë të ndërtojë një akt të ndërhyrjes flagrance në proceset demokratike në vendin tonë, që të çojë vendin e Luginës në zgjedhje dhe të ngrejë paralele me zgjedhjet në veri të Kosovës” tha ai.Sipas tij kjo gjë e dëmton shumë Luginën e Preshevës, pasi e bën të bezdisshme në sytë e ndërkombëtarëve.Ai po ashtu shtoi se me pranimin e marrëveshjes së Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve atje.“Kjo nuk e ndihmon Luginën, por e dëmton më shumë pasi e bezdis Luginën e Preshevës në sytë e ndërkombëtarëve në vazhdimësi.Me marrëveshje e Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.Kuti siç po duket, është duke ditur se Lugina e Preshevës është e humbur dhe thjesht ta përdorë tanimë. Kjo është një fatkeqësi që po na ndodh në udhëheqjen e këtij personi” u shpreh Arifi.Në fund ai tha se Kurti nuk është i interesuar për problemet e shqiptarëve kudo ndodhen, por është i interesuar për agjendën e tij personale.Sipas nëse do të ishte ndryshe, Kurti do të kishte një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë dhe jo të prishte marrëdhëniet, duke shtuar se ai është një anti-amerikan, që besoj se shqiptarët po ia besojnë gënjështrat“Unë nuk besoj që Kurti po interesohet nëse e njeh terrenin mirë apo problematikat e saja në Luginë, Maqedoni apo edhe Shqipëri. Kurti nuk do të mbetet si një person që ka shkaktuar probleme, por si një populist i fuqishëm dhe patriot në thonjëza.Populisti nuk është i interesuar të zgjidhë problem, por aty ku nuk zgjidhen problemet ky të afrohet si e vetmja zgjidhje.Unë besoj që ka mjaftueshëm kudo në botë shqiptarë që besojnë se Kurti ka një agjendë personale ideologjike dhe nuk i intereson fare situata e shqiptarëve.Po të kishte qenë ndryshe, Kurti do të kishte shumë interes që të bashkëpunonte me Shqipërinë dhe jo duke i prishur marrëdhëniet mes tyre.Kurti është një anti-amerikan dhe është një person që nuk është në interes të popullit shqiptar, por është duke menduar se ne po ia besojmë rrenat” përfundoi Arifi./abcnews.al