Armend Muja tregon nëse Vetëvendosja ka ndërruar qëndrim për Trustin
Projektligjin për ndryshim e ligjit për Trustin i cili iu lejon qytetarëve tërheqjen 30 % të mjeteve të tyre pensionale së shpejti pritet që të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim.Por për dallim nga partitë tjera të cilat janë deklaruar pro votimit të ndryshimit të këtij ligji, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka ndryshuar mendim.Lajmin për FrontOnline e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim! Është e vëmendshme për vështirësitë që kanë qytetaret dhe ka rritur buxhetin për transfere sociale dhe subvencione ne 1.034 miliardë euro, 30% më shumë se gjatë Qeverisë “Hoti”, dhe 47% më shumë se gjatë Qeverisë “Haradinaj”. Krahas pakos së fundit prej 100 milion euro me 800,000 përfitues, Qeveria ka zotuar 120 milion euro për subvencionin të energjisë elektrike, 45 milion euro për shtesa të fëmijëve, 25 milion për garantim të punësimit të të rinjeve, 35 milion për barna esenciale dhe 50 milion për pagesa direkte për bujqit”,tha ai.Ja kur do të shkoj Projektligji për Trustin në Komisionin për BuxhetDeputeti Muja tha se këtë javë dhe javën që vjen kësaj do të shqyrtohen në Komision të gjitha Projektligjet.“Këtë jave dhe javën që vjen Komisioni do t’i trajtoj të gjitha projektligjet, përfshirë edhe projektligjin për plotësimin e Ligjit për Pensione”, tha ai.Armend Muja i kundërpërgjigjet Bekim Haxhiut për Trustin, ja çfarë i thotëMuja ka folur edhe për akuzat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili, tha se Muja, po e zvarrit procesin e diskutimit të ligjit për trustin në Komision.Ai tha se çdo ligj trajtohet sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës.Çdo Ligj që hyn në procedure trajtohet sipas rregullores, edhe ky projektligj do të trajtohet në mbledhjet e radhës. Z.Haxhiu duhet t’i sqaroj këto çështje brenda subjektit politik sponzorizues të Ligjit, ata janë të përfaqësuar përmes nën-Kryetarit te Komisionit”, tha ai.Ndërsa sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Botërore për reformat e skemës sociale e cila ka vlerë prej 46 milion euro, Muja tha se kjo marrëveshje nuk është votuar që nga janari për shkak të refuzimit të opozitës.Propozimi i tërheqjes së e 30% të mjeteve nga trusti është bërë nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për shkak të ngritjes së çmimeve në shumë produkte dhe krizës ekonomike nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Kosovës.Lejimi i tërheqjes prej 10% të mjeteve nga trusti u bë në vitin 2020.