Arrestime për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik

U bë rreth një muaj prejse u vra e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik, ndërsa sot u arrestuan të dyshuarit për këtë krim, raporton Ekonomia Online.

Prokuroria dhe policia në orën 11.30 në konferencë për media që do të mbahet në Ferizaj do të japin detaje të reja për këtë aksion të sotëm të policisë.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini”, njoftoi policia.