Arrestimet e veteranëve të UÇK, për nga forma dhe përmbajtja janë spektakël për ta dëmtuar imazhin e Kosovës dhe UÇK. Shkruan;Ruzhdi Gashi,avokat

0

Barazimi UÇK-së me kriminelët serbe është vet krim. Arrestimet e kreut të OVL të UÇK dhe pjesëtarëve të UÇK nga Gjykata Speciale në Hagë, si për nga forma ashtu edhe nga përmbajtja janë të papranueshme, të padrejta dhe të kundër ligjshme për veteranët e UÇK dhe për Kosovën. Kosova ka kaluar sfida nga më të ndryshmet gjatë historisë, me okupator të ndryshëm por edhe qeveri kuislingë dhe armiqësore ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Ka parë dhe ka përjetuar masakra dhe gjenocide më makabre gjatë historisë. I ka mbijetuar dhe ka mposhtur të gjitha. I ka mbijetuar edhe gjenocidit serbo-sllavë nga vitet 1912 e deri në masakrat serbe ndaj popullit të pambrojtur shqiptar në vitet 1990-1999. Janë dënuar, persekutuar e dëbuar nga vendi shumë shqiptar, nga të gjitha këto qeveri barbare të okupatorëve të ndryshëm. Fatkeqësisht, të gjitha këto janë bërë para syve të Evropë Demokratike. Bile edhe më keq, janë bërë edhe me lejen dhe ndihmën e disa prej tyre. Ato i dhuruan territoret e shqiptarëve, herë një okupatori herë një tjetri. Kanë bërë e çfarë nuk kanë bërë. Kanë bërë aq shumë të këqija e krime ndaj shqiptarëve sa që, nuk ka letra, lapsa e kompjuterë që i mbajnë ato. Në deceniet e fundit, sidomos pas vitit 1990, kur krimineli i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, kur gjenocidi serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë mori hov më të madh dhe ku, në të njëjtën kohë, edhe shqiptarët u vetëdijesuan deri sa mos të durojnë më këtë terror dhe filluan rezistencën popullore, fillimisht me mjete paqësore pastaj edhe me armë, u duk që, bota demokratike u vetëdijesua dhe filloi t’i dalë në ndihmë Kosovës dhe popullit të saj. Më në fund, me ndihmën e SHBA dhe NATO, perëndimi ndërhynë në Kosovë që, së bashku me UÇK, e çliruan përfundimisht Kosovën nga okupatori serb në vitin 1999. Më vonë, me ndihmën e SHBA dhe miqëve perëndimor, në vitin 2008 Kosova shpalli Pavarësinë. Në vitin 2018 formoi Ushtrinë. Përkundër të gjitha këtyre të arriturava, Kosova mbeti e izoluar. Nuk u njoh nga Bashkimi Evropian, mbeti e izoluar, e varfër, me korrupsion e keq menaxhim. Mbet pa u anëtarësuar në OKB dhe NATO. Me një fjalë, mbet pa e përmbyllur shtetndërtimin e saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe 20 vjeçare, armiqtë e Kosovës, brenda e jashtë vendit, bënë e çfarë nuk bënë, ashtu si gjithë historisë, krijuan barriera nga më të ndryshmet vetëm e vetëm që Kosova të mos bëhet Shtet. Shpikën edhe krimet e UÇK. Shpikën trafikim të organeve njerëzore. Shpikën Shtëpinë e Verdhë. Shpikën kampe të përqendrimit e torturimit, e deri te ekzistimi i luftës vëllavrasëse në mes veti. Shpikën dhe krijuan Gjykatë Speciale Ndërkombëtare në Hagë, për dënimin e UÇK dhe pjesëtarët e komandantët e saj. Për të futur përçarje në mes tyre, i detyruan vet shqiptarët ta krijojnë këtë Gjykatë kinse kjo është e Kosovës. Bënë e çka nuk bënë?! Të gjitha këto ishin të pamjaftueshme për ta zhbërë Republikën e Kosovës. Donin edhe më shumë. Gjetën edhe një formë të përdhunimit të pjesëtarëve të UÇK. Filluan me arrestime spektakulare para kamerave e para botës, siç ishte rasti i arrestimit të kreut të OVL të UÇK. Krejt kjo për ta njollosur vlerën sublime të UÇK. UÇK, aleate e NATO që, së bashku shporrën okupatorin serb nga Kosova. Me këto forma barbare, Brukseli edhe njëherë, po tregon se, edhe sot, është po ai që ishte edhe dje për shqiptarët. Na bënë të dyshojmë se, mbeti ashtu siç thotë një fjalë e urtë e popullit tonë “Uki kimën e ndrron por zanatin jo”. Me këto veprime, Ervopa bëhet mike dhe argate besnike e Serbisë dhe Rusisë. Veteranët e UÇK, të gjetur në këtë situatë, nën persekutim dhe nëpërkëmbje, dikur nga Beogradi e tani në një masë nga Brukseli, u mbështeten për muri dhe u detyruan t’i thonë Brukselit dhe Gjykatës së saj “Nuk ju njohim”. Kjo është e vështirë, jo e mirë, por e detyruar dhe e imponuar. Të barazohet UÇK me kriminelët serb, është vet krim. Kjo është e papranueshme, e padrejtë dhe armiqësore për Kosovën dhe popullin e saj. Në Kosovë, në dhe gjatë kohës së luftës, mund të jenë bërë krime në luftë, por jo krime të luftës. Gjykimi dhe dënimi i tyre, natyrisht që, duhet të bëhet nga gjykatat e rregullta vendore. Brukseli duhet të vetëdijësohet sa më shpejtë dhe ta njeh Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran. Të hqe vizat për Kosovën. Ta njeh luftën e UÇK si luftë të drejtë dhe çlirimtare. T’i lë të qetë dhe të lirë djemtë e vajzat e UÇK si njerëz më të mirë e human, jo vetëm ndër shqiptar dhe në rajon, por edhe në Evropë. Këta, ishin, janë dhe do të jenë, forca më demokratike e humane që do të vetëdijësojë Evropën dhe popujt e saj, që ajo të demokratizohet dhe civilizohet edhe më tej, dhe përfundimisht, të heq dorë nga padrejtësitë ndaj popujve të nëpërkëmbur dhe t’i njeh atyre të drejtën për vetëvendosje ashtu siç e ka ajo për popujt e saj. Dhuna ndaj ish pjesëtarëve të UÇK, dënimi i tyre me prova të fabrikuara në Beograd dhe dënimi i tyre nga një Gjykatë e imponuar dhe që bashkëpunon me Serbinë që bënë vet krimet në Kosovë dhe me ish bashkëpunëtorët e Beogradit, nuk i kontribuon stabilizimit në rajon dhe normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Kjo praktikë dhe kjo formë e veprimit të Brukselit, është e shekullit të kaluar, është në kundërshtim me frymën demokratike dhe me frymën e Uashingtonit për të bërë një Ballkan dhe Evropë stabile, joarmiqësore dhe të zhvilluar. Bruksel ndal. Përpiqu të bëhesh më miqësor me Kosovën. Kështu më nuk shkon./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *