Arrestimi i kameramanit, Miftaraj: Shkelje makabre, atentat ndaj demokracisë.

0

                           Një kamerman i agjencisë së lajmeve, “Ekonomia Online” është arrestuar me forcë nga Policia e Kosovës.Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar arrestimi i kameramanit që po e përcillte ngjarjen kur Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia ndërhyn për ta marrë nën administrim ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, është shkelje makabre dhe atentat ndaj demokracisë.“Kameramani ka te njëjtën mbrojtje ligjore sikurse edhe vet gazetari. Jane një! Arrrestimi i kameramanit ne vendin e punës, është shkelje makabre e lirise se shprehjes dhe lirisë per te informuar. Eshte atentat ndaj demokracisë”, shkroi ai. “Kjo është e tepërt. Kjo nuk kalon”, shtoi Miftaraj. Ai ka kërkuar menjëherë përgjegjësi dhe llogaridhënie lidhur me këtë arrestim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *