Arrestohen dy persona në Prizren, u sekuestrohet heroinë dhe marihuanë
Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Shpenadi të Prizrenit, pasi gjatë kontrollit nga policia u janë gjetur substanca narkotike.Sipas njoftimit, të njëjtëve u janë sekuestruar 805.5 gr substancë që dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gram marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.“Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren, pas pranimit të një informate se disa të dyshuarve janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘Fermeri’ duke filluar hetime intensive në mbledhjen e dëshmive”, thuhet në njoftimin e policisë.“Pas grumbullimit të të dhënave se dy të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, policia ka siguruar urdhër-kontrollin për kontrollim të banesës edhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve”. “Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”.Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979) dhe V.D., (viti i lindjes 1998), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit