Arrestohen katër të dyshuar për VP “Privim i kundërligjshëm nga liria’
Drejtoria rajonale e policisë Prizren, njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren-Veri me datën 15.05.2024 kanë pranuar një informatë për një rast “Privim i kundërligjshëm nga liria”.
Nga hetimet e para mësohet se pas një zënke në mes të personave të dyshimtë dhe viktimës, Landovice- Prizren dyshohet se të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe me pas me dhunë e kane futur në automjetin Tauran ngjyre hiri me targa vendore dhe e kanë dërguar në Gjakove dhe aty viktima është hasur nga Patrulla e policisë se stacionit policor të Gjakovës.
Policia e Kosovës në Gjakovë kanë arrite që ti arrestojnë të dyshuarit e këtij rasti dhe të njëjtit janë dorëzuar policisë së Kosovës stacioni policorë Prizren-Veri .njofton zëdhënësi i Policisë Rajonal në Prizren Vesel Gashi.
Sektori i hetimeve pas intervistimit të të dyshuarve në prezencë te avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit për 48 ore.
Rasti vazhdon te hetohet nga SRH-Prizren tregon zënëdhënsi. ./www.QendraPress.com/