Arrestohen shtatë të dyshuar për veprën penale “Kanosje “dhe “Sulm”.

                      Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Selajdin Berisha ’’ në Prizren është një rast mosmarrëveshje ne mes te dy familjeve njofton zëdhënësi Vesel Gashi. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (viti i lindjes 1972),i B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001),S.SH (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986), dhe J..SH (viti i lindjes 1991) të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mese dy familjeve ata kanë sulmuar fizikisht njeri tjetrin. Të dyshuarit janë shoqëruar ne policor në Prizren, ne prani të avokateve mbrojtës janë intervistuar, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Kanosje” dhe ‘Sulm’‘./www.QendraPress.com/