Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Opojë të Dragashit
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Dragash si rezultat i një pune të organizuar operative hetimore ka arrestuar të dyshuarin F.J. (viti i lindjes 2000).Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatrat e Opojës.I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.