Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren.
Policia e Kosovës e ka arrestuar Aziz Gashin, të dyshuarin për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija. Ai ka treguar se arrestimi i tij është bërë në një fshat të Malishevës.“Po, është arrestuar i dyshuari sapo e konfirmuan, është arrestuar në një fshat të Malishevës. Aktualisht është duke u sjellë në stacionin policor në Drejtorinë në Prizren. Nuk ka rezistuar ekipet policore janë duke e sjellë në stacion” – konfirmoi drejtori Aliaj për Kallxo.com.Policia sot ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij.