Arrestohet ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shqipërisë, akuzohet për trafik droge, vrasje e pastrim parashë
Të tjera detaje janë zbardhur nga operacionit i SPAK, ku në pranga u vu ish drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Sipas burimeve, në pranga ka përfunduar edhe djali i tij i madh. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.
Mbi 11 të dyshuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje./Javanews