Arrestohet në Jarinjë, serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas serb, i dyshuar për përfshirje në veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.Nga Policia e Kosovës është theksuar se arrestimi i tij është bërë në pikën kufitare në Jarinje.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë