Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje në Prizren 

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje në Prizren                              Sot në Prizren është arrestuar një person që dyshohet se e ka dhunuar një të mitur e cila një ditë më parë ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.“Në mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë. E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime, marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale , një veprim I tillë I plotëson elementet e veprës penale “ Dhunimi”, andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar dhe arrestuar të dyshimtin H.B. /19 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.“I dyshuari pas shoqërimit në polici dhe në prezence të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pas lidhje intime me viktimën”.Me urdhër të Prokurorit rasti është cilësuar si dhunim, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për dy ditë.