Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë Prizren,

                     Me datën 01.07.2024, në Stacionit Policor në Prizren-veri është raportuar për një rast vjedhje të rëndë, konkretisht është raportuar se një person i panjohur ka depërtuar në objektin e shkollës në fshatin Lutogllavë, Prizren dhe nga aty ka vjedhur pajisje elektronike, pronë e shkollës. Patrulla policore si dhe hetuesit e Sektorit të Hetimeve kanë dal në vend ngjarje dhe pas mbledhjes së disa dëshmive kanë arrit të identifikojnë të dyshuarin njofton zëdhënësi i policisë  Vesel Gashi. I është arrestuar si dhe prona e vjedhur është gjet në shtëpinë e tij. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokuronit i njëjti është ndaluar në ndalim policor për 48 orë. Hetuesit e stacionit po punojnë në kompletimin e rastit dhe ngritjen e kallëzimit penal kundër të dyshuarit./www.QendraPress.com/