Arrestohet një person për veprën penale “Vjedhje e Rendë” Prizren,
Zëdhënësi i policisë me 12.qershor .2022, në orën 17:05, në Stacionin Policor në Prizren, kemi pranuar një informatë nga përfaqësuesi i monumentit fetar (xhamisë ), se është vjedhur kasaforta metalike me para, të cilat janë mbledhur nga xhemati, e që sipas tij arrin vlerën rreth 300 euro. Njësiti i hetues, i Stacionit Policor në Prizren, pas një pune operativo-hetimore në terren, ka arritur që të identifikojë të dyshuarin dhe i njëjti është futur në kërkim policor. Më datën 14.06.2022, rreth orës 01:45, i dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor, Veriu – Prishtinë. • E. A., i datëlindjes 2004 m/sh/k I dyshuar është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit ku ka pranuar se ka kryer veprën penale në fjalë, po ashtu ka pranuar edhe vepra të tjera të natyrës së njëjtë të veprave penale. Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim të lëshuar, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar./qendrapress.com/