Arrestohet personi i katërt për tentim grabitjen dhe plagosjen në Prizren

0

                    I dyshuari i katërt për grabitjen në Prizren që ndodhi të hënën në mbrëmje është arrestuar sonte.Këtë e ka konfrimuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren. “Me urdhër të gjykatës gjatë bastisjes policia ka arrestuar një person”, ka thënë Osmanollaj. I dyshuari është me inicalet A.A me banim në Prishtinë. Viti i lindjes 1997, i njëjti dyshohet për të kaluar kriminale.Nga kjo grabitje kanë mbetur të lënduar pronarët e argjendarisë, babë dhe birë. Kujtojmë se gjatë javës janë arrestuar edhe dy të dyshuar për këtë grabitje, një nga ta Leotrim Latifi, i konsideruar një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *