Arrestohet personi i kërkuar
Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar M.K, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1991, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Vjedhje e rendë. Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 1 vite burg dhe 200 euro gjobë.