Arrestohet personi që theri 18 vjeçarin në Prizren
Raporti i policisë:
Sot me datë 01 janar 2021, rreth orës 17:00 në rrugën “Remzi Ademaj” kishte ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor, ku si pasojë e lëndimit nga thika një viktimë i moshës 18 vjeqare është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshimti ishtë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ne vazhdën e veprimeve hetimore nga hetuesit në Prizren në lidhje me këtë rast jemi informuar se i dyshimti i rastit është E. B i lindur në vitin 2003 , i njëjti është arrestuar.
Motivi i zënkës se lëndimit trupor sipas hetimeve fillestare është fjalosja për motive të dobëta.
I dyshimti ishte i njohur për policinë për vepra kriminale dhe në bazë të informatave i njëjti pas rastit të lëndimit trupor po sot ka vazhduar edhe me dy vjedhje ne lagjen Ortakoll në Prizren ku gjatë kërkimit është hasur nga policet hetues, kurse po i njëjti vitin e kaluar ka qene i arrestuar për disa raste vjedhjeve në Komunën e Prizrenit.
Sektori Rajonal i Hetimeve se bashku me Sektorin e Hetimeve te Stacionit policor në Prizren është në zhvillim të procedurave hetimore nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.